Thyhet rekordi: Bugatti arrin shpejtësinë prej 500 km/h

Një model i modifikuar ‘Chiron’ i veturës i kompanisë italiane ‘Bugatti’ ka thyer rekordin e shpejtësisë, duke kapur 490 km/h.

Top Gear ka zbuluar ekskluzivisht lajmin në portalin e tyre, gjersa ka bërë të ditur se një rekord i tillë është vendosur më 2 gusht të këtij viti.

Andy Wallace, vozitës i veturës, arriti një shpejtësi maksimale prej 490 km/h në një ‘Chiron’ të modifikuar në Ehra-Lessien, duke u bërë vetura e parë që arrin një shpejtësi të këtillë, transmeton lajmi.net.

Shpejtësia është verifikuar nga Shoqata e Inspektimit Teknik në Gjermani (TUV), duke lënë pas SSC-në, Hennessey-n dhe Koenigsegg.

Për një thyerje rekordi të shpejtësisë është paralajmëruar më parë nga një ekip inxhinierësh nga Bugatti, të cilët kanë thënë se do krijojnë një veturë që do e thyejë këtë barrierë.

Me 25 cm më i gjatë, Chiron-i i modifikuar ka një dukje më elegante sesa modeli standard. Arritja e synimit të thyerjes së shpejtësisë është amplifikuar nga kontrolluesi i shpejtësisë me laser, i vendosur në një pjesë më të ulët për të zvogëluar zvarritjen.

Ndiqeni videon e mëposhtme për të parë momentin historik të kompanisë italiane për prodhimin e veturave. 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme