Tifozët “masakrojnë” Taulant Xhakën (Foto)

Është prishur qetësia te Kombëtarja shqiptare

Pas shumë lojtarëve që kanë prishur marrëdhëniet me trajnerin Gianni de Biasi, listës i janë shtuar edhe Taulant Xhaka e Amir Abrashi, të cilët janë larguar nga Kombëtarja dhe nuk do të luajnë në miqësoren kundër Bosnjës, shkruan Gazeta Express.

De Biasi tha se dy lojtarët janë të lënduar, por me Xhakën duket të jetë krejtësisht një situatë tjetër, të paktën kështu bëri të ditur vetë lojtari pas një reagimi gjatë ditës së sotme.

“Jam shumë i zhgënjyer me deklaratën e trajnerit te Kombëtares që nuk thotë të vërtetën. Unë Taulant Xhaka do ta them të vërtetën se jam plotësisht i zhgënjyer kur trajneri De Biasi thotë se ika në Bazel sepse kisha probleme. Unë ju garantoj se nuk kam asnjë problem, por problemi është direkt me trajnerin Di Biasi, i cili mua më ka bë me të padrejtë pa asnjë arsye. Kam qen një lojtar titullar në Kombëtaren time dhe me mish e me shpirt kam luajtur për flamurin dhe atdheun tim”, tha Xhaka në reagimin e gjatë ndaj italianit.

Por, tifozët shqiptarë në rrjetet sociale duket se më shumë janë kundër Xhakës se trajnerit De Biasi.

Ata kanë lënë komente nga më të ndryshmet kundër Taulant Xhakës, të cilat mund t’i shihni më poshtë. /Express/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme