Tirana apel tifozëve: Ruani qetësinë

Klubi i Futbollit Tirana zgjedh të reagojë me diplomaci pas ngjarjeve të pazakonta në kompleksin “Skënder Halili” ku tifozët bardheblu u bënë protagonistë të dhunës verbale ndaj futbllistëve, duke ndërprerë stërvitjen e skuadrës së drejtuar nga Mirel Josa në shenjë proteste ndaj vendimit për t’i hapur dyert e stadiumit “Selman Stermasi” skuadrës së Partizanit.

Nëpërmjet një komunikate zyrtare, klubi bardheblu fillimisht sqaron ngjarjen dhe më pas shton se skuadra vendosi ta ndërpriste seancën stërvitore për te shmangur rritjen e tensionit.

“KF Tirana fton tifozët te ruajnë qetësine dhe të mos demtojne ekipin që bëhet gati për pjesën e dyte te sezonit. Gjithashtu klubi apelon publikisht per lirimin e tifozëve bardheblu te ndalur nga policia”, theksohet në komunikatë.

Një qëndrim ky që synon të ulë sa më shumë gjakrat në kampin bardheblu ku situata është tensionuar duke rrezikuar të degjeneronte edhe në dhunë gjatë stërvitjes të së enjtes./SuperSport

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme