Një studim i ri ka konvertuar disa nga transferimet më të mëdha të Premier Ligës me shifrat e sotme të parave dhe rezultatet janë kogja tronditëse, transmeton Indeksonline.
Dritarja e transferimeve të Premier Ligës duket se do të kalojë limitet këtë verë.
Lojtarët që janë shitur për vetëm disa milionë në vitet e mëparshme tani do të kishin vlerë shumë më të madhe, shumë më tepër sesa mendoni, me çmimet që shkojnë dhe rriten, derisa gjithnjë e më shumë para derdhen në arkat e klubeve.
Një studim i ri nga SmartBets – faqja e krahasimit të kuotave nga bettingexpert.com, ka vlerësuar tarifën mesatare të transferimit nga secila verë kundrejt kostos mesatare në secilën sezonë që 25 vite dhe ka dalur me shifra tronditëse të lojtarëve nëse do të transferoheshin sot.
P.sh ata kanë rënë në një rezultat se transferimi i Rio Ferdinand nga Leeds në Manchester United i cili ishte një top transfer asokohë [ 29,1 milionë funte ] sot do të kishte vlerë 113,9 milionë funte.
Konvertimi i Ferdinand e vendos atë në krye të pemës, përpara Alan Shearer i cili ishte transferuar nga Blackburn në Neëcastle në vitin 1996 për 15 milionë funte, ndërsa sot sipas SmartBets do të kishte vlerë 106,3 milionë funte.
Kjo është lista e TOP 10 transferimeve dhe vlera e tyre asokohe dhe vlera e tyre e konvertuar në merkaton e ditëve të sotit. /Indeksonline/