Torres rikthehet në Premier League

Ferran Torres rikthehet në Premier League, por te rivalët e City.

Lajm i bujshëm nga Spanja, Ferran Torres largohet nga Barcelona.

Sulmuesi i Barcelonës, Ferran Torres mund të largohet nga Camp Nou pas vetëm një gjysëm sezoni me fanellën e Blaugranëve.

Torres u transferua te Barcelona në janar të këtij viti, por nuk ka arritur të bind drejtuesit e klubit.

Sulmuesi 22-vjeçar ka realizuar 6 gola dhe 6 asistime në 25 ndeshje të luajtura me Barcelonën, ndërsa Blaugranët nuk ia kanë paguar Cityt ende shumën prej 55 milionë eurove.

Prurjet e shumta në skuadër gjatë kësaj vere kanë bërë që Torres ta humbasë vendin e titullarit dhe dy gjigantë anglez kanë shfaqur interesim për spanjollin.

Chelsea dhe Manchester United janë të interesuara për transferimin e Torres, shkruan portali i njohur spanjoll për transferime Todo Fichajes.

Blutë e Londrës janë të gatshëm të ofrojnë 40 milionë euro për Torres dhe Laporta është duke konsideruar seriozisht mundësinë e shitjes.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme