Transferimi i Neymar, Pogba apo rikthimi i CR7? Vendosin tifozët e Realit

Iker Casillas është argëtuar në rrjetet sociale duke lënë një pyetje interesante në llogarinë e tij në Twitter.

Ish portieri i Real Madridit, ka pyetur tifozët e kësaj skuadre se cilën lojtar duhet transferuar.

Casillas ka pyetur nëse Real Madrid duhet të transferojë Neymarin, Paul Pogban apo të rikthej Cristiano Ronaldon.

Nga 244 mijë votues në këtë sondazh, kryeson bindshëm Cristiano Ronaldo, që mbetet i preferuari i tifozëve të Real Madridit.

64 për qind e votueseve kanë votuar për rikthimin e Ronaldo, 22 për qind për transferimin e Paul Pogbas dhe vetëm 14 për qind për transferimin e Neymar.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme