Transferimi i Pogba te United, Mino Raiola po hetohet

Rikthimi i Paul Pogbas te Manchester United është marrëveshja e shekullit në futboll. Shifra e transferimit është e frikshme, por kush ka fituar më shumë nga kthimi i mesfushorit në Premier League Manchester United, Juventusi apo vet Pogba?

Nga zbulimet e fundit të “Football Leaks” rezulton se asnjëri prej emrave të lartpërmendur nuk kanë fituar më shumë se agjenti i njohur, Mino Raiola.

Francezi u transferua në “Old Trafford” për shumën e 105 milionë eurove, por nga kjo lëvizje afërsisht 48 milionë euro kanë shkuar te agjenti i Pogbasë.

Përveç kësaj, ai merr rreth 2.5 milionë dollar në komisionet për të pasur në operacionin me agjencinë e tij “Uuniqq Sarl” që paguhet nga Pogba. Këto shifra marramendëse e bëjnë Raiolan agjentin më të pasur në botë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme