Tregimi për dy spiunë rus

Para tetë viteve u krye një shkëmbim i madh i spiunëve në mes të SHBA dhe Britanisë së Madhe nga njëra anë dhe Rusisë nga ana tjetër. Në mes tyri ishin edhe Sergei Skripal dhe Ana Chapman.

Në ndërkohë, Sergei Skripal, ish spiun rus është duke luftuar për jetë pasi është helmuar me një substancë të panjohur në qytetin Salisberi në perëndim të Anglisë.

Sergei Skripal

Rusia për dhjetë spiunë, në mes tyre ishte edhe Ana Chapman, i ka dhënë katër rusë të cilët ishin nëpër burgje të saja, e të cilët ishin spiunë të Perëndimit.

Në mes tyre ishte edhe Sergei Skripal (66), i cili ka qenë kolonel në ushtrinë ruse, zyrtar i lartë i inteligjencës GRU, e më pas ka punuar në Ministrinë e jashtme në ditët kaotike pas rënies së komunizmit.

Mirëpo, ai është arrestuar në vitin 2004, për shkak të akuzave se i ka shitur identitetet e agjentëve sekret rusë në Evropë shërbimit të inteligjencës të Britanisë së Madhe MI6.

Shërbimi i inteligjencës ruse FSB e ka zënë se si po dërgon informata me anë të një pajisjeje të fshehur në një gurë të rremë në një park të Moskës.

Gjatë arrestimit, është shpallur “spiun me çantën Louis Vuitton”, sepse janë publikuar fotografitë e tij me një çantë të shtrenjtë në aeroport ku kishte shkuar të takohet me agjentë të huaj, transmeton Insajderi.com.

Ai ka pranuar se e ka rekrutuar MI6 qysh në vitin 1995 dhe për dhënien e informatave ka marrë rreth 100.000 euro.

Në burg ka qenë prej vitit 2006 dhe në të ishte dashur t’i kalojë 13 vite, mirëpo iu dorëzua britanikëve në kuadër të shkëmbimit.

Pasi e kanë hetuar shërbimet britanike të sigurisë, ai ka fituar mundësinë e një jete të re në Viltshir. Aty ka shtëpi me vlerë rreth 400.000 euro dhe ka jetuar i tërhequr me bashkëshorten Ljudmila derisa ajo nuk kishte vdekur para dy viteve.

Siç shkruan BBC, ai në afat prej dy viteve ka mbetur pa grua, djalë dhe vëllanë më të vjetër.

Ai dhe vajza e tij dje kanë qenë të ekspozuar një substance të panjohur, pas të cilës urgjentisht janë dërguar në shërim. Mediet britanike pretendojnë se Rusia e ka helmuar Skripal-in.

Ana Champan

Dhe derisa Skripal është duke luftuar për jetë, Ana Chapman po publikon fotografitë nga pushimi luksoz në Tajlandë. Aty ajo lavdërohet me dukjen e saj.

Pas kthimit në Rusi, jeta e saj u ndryshua në mënyrë drastike. Ish spiunia, e cila u nda nga burri i saj britanik, u bë milionere. Ajo ka linjën e vet të modës, butikë nëpër Moskë dhe punon si TV prezantuese.

Chapman shfrytëzon çdo rast ta lavdërojë presidentin Vladimir Putin dhe t’i kritikojë SHBA.

Ajo e ka komentuar prezantimin e paradokohshme të Putin-it të armatimit të ri.

“Bota ka ndryshuar. Më nuk është e mundur që dikush mos ta respektojë Rusinë dhe të shpëtojë i padënuar”, ka thënë ajo.

Ajo shpesh mund të shihet në tubimet e Partisë Rusia e Bashkuar të Putin-it, anëtare e të cilës është.

Ana Chapman është nëna e një djali dyvjeçar, derisa nuk është e njohur për opinionin se kush është babai i tij.

Ka punuar si prezantuese e emisionit televiziv “Misteret e botës” në televizion Ren-TV, e cila është emetuar në kanalin i cili është pronë e kompanisë në krye të cilës ka qenë Alina Kabajeva, ish gjimnaste olimpike, për të cilën flitet se është në lidhje me Putin-in.

Përndryshe, ekzistojnë thashethemet se ajo me urdhër të Kremlinit ka tentuar ta joshë “tradhtarin” amerikan Edward Snowden.

Përndryshe ajo është e bija e agjentit të dikurshëm të KGB-së./Insajderi.com.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme