Trump arrin në Uashington, gati për inaugurimin (Video)

Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, arriti në Uashington të enjten, një ditë para se të bëjë betimin si shefi i 45-të ekzekutiv i vendit me një ceremoni tradicionale në shkallët e Kapitolit.

“Rrugëtimi po fillon dhe unë do të punoj dhe luftoj shumë për ta bërë këtë një udhëtim madhështor për popullin amerikan”, tha zoti Trump në një koment në Twitter.

“Nuk kam asnjë dyshim se së bashku, ne do ta bëjmë Amerikën përsëri madhështore”, – tha ai, duke përmendur parrullën e njohur të fushatës, njofton VoA.

Sekretari i ri i shtypit i Shtëpisë së Bardhë, Sean Spicer tha se presidenti i zgjedhur po vazhdon t’i bëjë redaktime dhe ndryshime fjalimit të inaugurimit. Ai tha se do të jetë “shumë personal, do të jetë vizioni i tij për Amerikën.”

Spicer tha fjalimi i zotit Trump do të përshkruajë “sfidat me të cilat përballemi”; do të jetë një deklaratë filozofike se në ç’drejtim dëshiron ai të ecë qeverisja amerikane, por jo një agjendë legjislative.

Zëdhënësi tha se gjatë disa ditëve të ardhshme, duke përfshirë edhe të premten, zoti Trump do të nënshkruajë urdhra ekzekutive, për të vënë në zbatim një program ndryshimesh reale por është ende duke punuar për këtë qëllim. Ai mund të përmbysë menjëherë disa dekrete të presidentit në largim Barack Obama, me të cilat nuk është dakord.

Zëvendës Presidenti i zgjedhur Mike Pence tha se ai dhe zoti Trump do të jenë “gati për t’i shërbyer popullit amerikan qysh ditën e parë.”

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme