Dhëndri i Donald Trumpit, Jared Kushner, do të emërohet në një post kyç në Shtëpinë e Bardhë, ka raportuar NBC News.
Duke cituar një të afërt me presidentin e zgjedhur, rrjeti ka thënë se Kushner, i cili është i martuar me Ivanka Trumpin, do të shërbejë si këshilltar i lartë i presidentit, rol të cilin e mbajti edhe gjatë fushatës, transmeton Koha.net.
Kushner dhe Ivanka Trump tashmë kanë gjetur shtëpinë ku do të vendosen kur të shkojnë në Washington.