Martesa me Patrisin nuk është e para për Tunën, e cila kohë më parë u martua me një dasmë madhështore me djalin e ish-Ambasadorit të Maqedonisë në Bashkimin Europian.
Ajo dhe Rilind Reka u martuan në vitin 2010 por martesa e tyre nuk zgjati më shumë se 1 vit dhe ata u divorcuan.
Tuna vazhdoi jetën e saj duke krijuar disa lidhje sentimentale derisa u martua me Patris Berishën me të cilin edhe pret një fëmijë.
Mirëpo, jetën e ka vazhduar edhe Rilindi. Ai është i martuar dhe ka dy fëmijë, një djalë të quajtur Trim dhe një vajzë me emrin Renee.
Rilindi shpesh publikon fotografi në rrjetet sociale bashkë me familjen e tij.