“U befasova kur më bleu Real Madridi, mendoja se ishte Atletico”

Kalimi i Thomas Gravesen nga Evertoni në Real Madrid në janar të vitit 2005 i kishte habitur të gjithë, madje edhe vetë futbollistin.

Danezi ishte sjellë në skuadër për ta përforcuar mesfushën në afatin kalimtar dimëror. Ai thotë se në fillim ishte përball me huti duke mos kuptuar se cili klub nga kryeqyteti spanjoll e donte, transmeton Gazeta Express.

“Isha në kinema me vëllain tim kur më telefonoi menaxheri im”, tha Gravesen për FourFourTwo.

“I thashë vëllait tim: ‘Më duhet t’i përgjigjem kësaj telefonate’ dhe dola jashtë. Menaxheri më pyeti: ‘Çfarë mendon për Madridin?’”, zbuloi ai.

“Mendoja se ishte Atletico Madridi, prandaj i thashë: ‘Por mua më pëlqen edhe Evertoni.’ Ai ma ktheu: ‘Është Real Madridi.’ Kalimi në Real Madrid duhej të ndodhte shpejt. Prandaj u transferova atje shumë shpejt”, tregoi ai.

Gravesen i bëri 49 paraqitje për të bardhët në qëndrimin e tij 18-mujor në klub. /Gazeta Express/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme