U qëllua për vdekje me armë zjarri në Tropojë, zbulohen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit! Ja si ndodhi ngjarja dhe kush është autori i krimit (EMRAT)

Detaje të reja janë zbuluar nga vrasja me armë zjarri në Tropojë. Flordian Mulaj është 35-vjeçari i cili qëlloi për vdekje në një lokal Artur Dautin, rreth moshës 43 vjeç.


Burime bëjnë me dije se autori me viktimën s’kanë pasur probleme të mëparshme, por u konfliktuan sot në ambientet e një lokali.

Sipas informacioneve paraprake nga policia, Flordian Mulaj ka qëlluar Artur Dautin për motive të dobëta, i cili ka ndërruar jetë në vend.

Tropojë/Informacion paraprak

Rreth orës 13:40, në një lokal në fshatin Dojan, dyshohet se shtetasi F. M., rreth 35 vjeç, për motive të dobëta, ka qëlluar me armë zjarri shtetasin A. D., rreth 43 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.

Në drejtim të Tropojës janë nisur forcat operacionale të DVP Kukës, specialistët e Hetimit të Krimeve, dhe dy grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë Njësia Shkodër, për lokalizimin dhe kapjen e autorit.

Ndërkohë, grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti, si dhe shoqërimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme