UEFA i jep notë negative projektit për renovimin e stadiumit të Prishtinës

Sakte.net  /  E enjte, 13 Tetor 2016  –  09:50

Në letrën prej dy faqeve të UEFA-s, të cilën e ka siguruar gazeta, janë paraqitur punët shtesë që duhet të kryhen gjatë renovimit, në mënyrë që stadiumi i Prishtinës të jetë i kategorisë së katërt për zhvillimin e ndeshjeve zyrtare ndërkombëtare, shkruan sot Koha Ditore.

UEFA ka dhënë shumë rekomandime që duhet të përfshihen në projekt. Projekti i prezantuar nga pala kosovare muajin e kaluar në zyrat e UEFA-s është quajtur i papranueshëm. Ndryshimet në projekt pritet të kushtojnë rreth një milion euro shtesë.

Projekti i dorëzuar në UEFA nga pala kosovare për renovimin e stadiumit të qytetit të Prishtinës, nuk i përmbush kriteret. Kështu shkruan në rekomandimet që UEFA ia ka dërguar Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), të mërkurën.

Në letrën prej dy faqeve të UEFA-s, të cilën e ka siguruar gazeta, janë paraqitur punët shtesë që duhet të kryhen gjatë renovimit, në mënyrë që stadiumi i Prishtinës të jetë i kategorisë së katërt për zhvillimin e ndeshjeve zyrtare ndërkombëtare.

UEFA ndër të tjera e ka quajtur “optimist dhe shumë të rrezikshëm” planin e palës kosovare që stadiumi të jetë i gatshëm në qershor.