UEFA ka njoftuar se finalja e Ligës së Evropës nuk do të zhvillohet në të njëjtën javë me finalen e Ligës së Kampionëve.
Deri tani finalja e garës së dytë më të madhe evropiane zhvillohet një javë para finales së Ligës së Kampionëve.
Sivjet finalja ishte paraparë të zhvillohej më 24 maj, ndërsa ajo e Ligës së Kampionëve më 3 qershor.
Gjithsesi, UEFA ka vendosur që finalja të zhvillohet pas përfundimit të sezoneve në gara dhe nga viti 2019 dhe pas tij, finalja e Ligës së Evropës do të zhvillohet të mërkurën para finales së “Championsit”.