UEFA konfirmon stadiumet për finalet e viteve 2021/22/23 në Ligën e Kampionëve

UEFA tashmë edhe zyrtarisht i ka caktuar stadiumet se ku do të zhvillohen finalet e Ligës së Kampionëve për vitet 2021/22/23.


Në mbledhjen e mbajtur sonte nga Komiteti Ekzektuiv i UEFA’s në kryeqytetin e Sllovenisë, Ljubljana, janë caktuar edhe stadiumet nikoqire për finalet e radhës.

Finalja e vitit 2021 në Ligën e Kampionëve do të zhvillohet në Rusi, në stadiumin ‘Saint Petersburg’. Kjo do të jetë finalja e dytë në histori që do të mbahet në Rusi, e para ishte ajo mes Manchester United dhe Chelseas në ‘Luzhniki Stadium’ të Moskës në vitin 2008.

Finalja e vitit 2022 do të zhvillohet në stadiumin e Bayern Munich, ‘Allianz Arena’, dhjetë vjet pasi ky stadium ishte nikoqir i finales Bayern Munich – Chelsea.

Ndërkaq, finalja e vitit 2023 do të jetë e teta ndeshje europiane që do të luhet në ‘Wembley Stadium’. Dy finale të Ligës së Kampionëve më 2011 dhe 2013 ishin zhvilluar në këtë stadium. Gjithashtu edhe gjysmëfinale e finalja e ‘Euro2020’ do të zhvillohet në ‘Wembley’.

Kujtojmë që finalja e këtij sezoni do të zhvillohet në Turqi, në stadiumin ‘Ataturk Olympic Stadium’. Në këtë stadium ishte zhvilluar edhe finalja e famshme mes Liverpoolit dhe Milanit në vitin 2005, finale e cila ishte fituar nga anglezët me një rikthim senzacional.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme