Ujkani: Jam në bisedime me disa klube, shpresoj të arrij marrëveshje

Samir Ujkani u nda së fundmi me Rizesporin dhe portieri kosovar është në kërkim të klubit të ri. Vushtrriasi, në një bisedë për “Gazetën Express” ka thënë se është në bisedime me disa klube dhe shpreson të arrihet marrëveshja me ndonjërin prej tyre

Samir Ujkani ditë më parë i dha fund eksperiencës së tij me Rizesporin, shkruan Gazeta Express.

Portieri kosovar kishte përfunduar në bankinë sezonin e kaluar, por kohë pas kohe edhe në tribunë, prandaj edhe vendosi të largohej.

Tash, vushtrriasi është në kërkim të klubit të ri.

Në një bisedë me “Gazetën Express”, ish-portieri i Anderlechtit e Palermos zbulon se është duke biseduar me disa klube dhe shpreson që shpejt ta gjejë gjuhën e përbashkët me ndonjërin prej tyre.

“Me Rizesporin jemi ndarë ditë më parë, atyre ju uroj suksese. Tash unë jam në bisedime me disa klube. Shpresoj që sa më shpejt të arrij marrëveshje dhe që ta tregoj veten në fushë”, ka thënë Ujkani për “Express”.

Aktualisht, ai është i grumbulluar me Përfaqësuesen e Kosovës, me të cilën do t’i zhvillojë dy ndeshje këtë muaj, me Republikën Çeke më 7 shtator dhe më 10 ndaj Anglisë.

Ditëve të fundit spekulohej për një interesim të mundshëm të Torinos për Ujkanin, i cili me këtë rast do të rikthehej në Serie A.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme