Unikkatili lanson një këngë të padëgjuar më parë (Audio)

Reperi i mirënjohur, Unikkatil, ka publikuar një këngë të realizuar shumë kohë më parë, por që nuk është dëgjuar nga publiku i gjerë.

Kënga mban titullin “Kahdo që po shkojna”, ndërsa është në bashkëpunim me Jetonin dhe Cyanide.

Ky bashkëpunim është realizuar në vitin 2002, si pjesë e albumit “Shihemi n’Perkujtime”.

“Ky SKIT është incizuar para 15 viteve, bashkë me Jetonin edhe Jetmirin. Si për hajgare patëm vendosur që të mos përdornim instrumental hiç”, shkruan në faqen e reperit në Facebook.

Kujtojmë se projekti i fundit muzikor i Unikkatilit ishte bashkëpunimi me 2Po2, “Kryt nalt”.

Kënga që aktualisht numëron mbi 3.2 milionë shikime në YouTube, është një revoltë “e akumuluar këto 17 vite pas luftës në Kosovë, me të gjitha ato fenomene që po ndodhin”.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme