Manchester United nuk e ka ndërmend të heq dorë nga Radja Nainggolan
Trajneri i Manchester Unitedi, Jose Mourinho është në kërkim të një mesfushori, i cili do të mund të luante me Paul Pogba dhe Ander Herrera.
Dëshira e parë e tij është mesfushori belg i Romës, Radja Nainggolan, shkruan Il Tiempo.
Unitedi ende nuk ka nisur bisedimet me Romën, por lojtarit ia ka bërë ofertën e parë. nëse Nainggolan vendos të transferohet në Old Trafford, atëherë ai do të përfitonte nga 7.5 milionë euro në sezon.
Roma ditë më parë shiti në Liverpool yllin e skuadrës Mohamed Salah për 41 milionë euro, por vështirë se do të lejojnë largimin edhe të një ylli tjetër. /Express/