United detyrohet t’i paguaj Monacos 10 milionë euro shtes për Martial (Video)

Anthony Martial ishte vendimtar për Manchester Unitedin në fitoren 0-2 kundër Burnleyt.

Francezi kontribuoi në këtë takim me një gol dhe një asistim për Wayne Rooneyn.

Goli i realizuar prej reprezentuesit francez i ka ‘nxjerr’ punë skuadrën angleze pasi që sipas klauzolës, Djajtë e Kuq janë të detyruar të ndajnë edhe 10 milionë euro Monacos në momentin që Martial të arrinte kuotën e 25 golave, transmeton Telegrafi.

Tani anglezët shpresojnë që sulmuesi të vazhdojë të gjejë rrjetën me rregullsi për t’i ndihmuar drejt sigurimit të Ligës së Kampioneve në mënyrë që të shlyejnë këtë shifër. /Telegrafi/