United transferon një lojtar për 50 milionë euro

Manchester United tashmë zyrtarisht ka nënshkruar me mesfushorin Nemanja Matic.

Manchster United dhe Chelsea kanë arritur marrëveshje për transferimin e mesfushorit serb, Nemanja Matic.

Lojtari ka nënshkruar kontratë tre vjeçare me mundësi vazhdimi edhe për një sezon tjetër.

“Manchester United është i lumtur të ju njoftojë se ka nënshkruar me mesfushorin e Chelseat, Nemanja Matic për tre vite, me mundësi vazhdimi edhe për një tjetër”, thuhet në njoftimin zyrtar të Unitedit.

Matic thuhet se Unitedit i ka kushtuar 50 milionë euro, duke u bërë kështu lojtari i tretë që i bashkohet skuadrës pas Victor Lindelof dhe Romelu Lukaku. /albeu.com/