Ushtarët izraelitë të pamëshirshëm kundrejt civilëve palestinezë të paarmatosur

Forcat izraelite kanë qëlluar për vdekje katër palestinezë, përfshirë një 15-vjeçar, si dhe më shumë se 1, 000 persona janë lënduar pas protestave që bëjnë thirrje për kthimin e refugjatëve palestinezë në Rripin e Gazës.

Ministria e Shëndetësisë së Palestinës tha të premtën se të paktën 729 protestues kanë protestuar në kufi me Izraelin ku ushtria izraelite kishte shtënë me armë ndaj tyre duke bërë që shumë nga protestuesit të marrin lëndime të rënda.

Të vrarët sipas zyrtarëve palestinezë janë Mohammed Ibrahim Ayyoub, 15-vjeçar, Ahmed Rashad, 24-vjeçar, Ahmed Abu Aqil, 25-vjeçar, Saad Abdul Majid dhe Abdul-Aal Abu Taha, 29-vjeçar.

Demonstrata e së premtes ishte e katërta në javët e saj të planifikuara, e quajtur “Marshi i Kthimit të Madh”, raporton “Al Jazeera”, transmeton Periskopi.

Sipas të dhënave të fundit, forcat izraelite kanë vrarë 39 palestinezë që prej kohës kur protestat kishin filluar në fund të marsit. Sipas ministrisë së shëndetësisë, më shumë se 4, 000 janë plagosur.

Pavarësisht të kritikave nga shtetet ndërkombëtare mbi përdorimin e arëmve të rënda nga Izraeli, ata kanë refuzuar që të ndalojnë shtënien me armë zjarri në drejtim të civilëve palestinezë të paarmatosur./Periskopi/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme