Val Maloku shfaqet në trailerin e filmit hollivudian (VIDEO)

Talenti i ri Val Maloku do të luajë djalin e aktores së njohur Jessica Chastain në filmin ‘The Zookeeper’s Life’.

Djali i Valon Malokut do luajë pranë aktores së nominuar dy herë për çmim Oscar, Jessica Chastain, në filmin më të ri të regjisores Niki Caro ‘The Zookeeper’s Wife’, transmeton lajmi.net.

Filmi do bëjë fjalë për një kopsht zoologjik në Varshavë dhe si gjatë peridhës së okupimit nazist ata kanë shpëtuar jetë të shumë njerëzve dhe kafshëve, ndërsa Vali do luajë rolin e të birit të Antoninas, e cila do luhet nga Jeesica Chastain.

Në rol kryesor është edhe aktori Daniel Bruhl, i cili është i njohur për rolin e Niki Laudas në filmin ‘Rush’.

Vali së fundmi ka pasur sukses shumë të madh me filmin ’Babi’, aktrimi në të cilin ka shkëlqyer dhe po i sjell gjithë këto role ndërkombëtare.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme