Vazhdon kriza martesore mes Getoar Selimit dhe Marina Vjollcës?

Dy javë më parë në media u përfol se Getoar Selimi dhe Marina Vjollca po kalojnë një krizë në martesën e tyre.

E për të hequr pak vëmendjen Getoar Selimi publikoi një fotografi bashkë me Marinën, por ndonëse kishte rënë në sy që çifti i ri nuk po pëlqejnë postimet e njëri-tjetrit, edhe kësaj radhe ndodhi kështu nga ana e Marinës.

Fotoja e publikuar ishte vetëm sa për t’u mbyllur “gojën” njerëzve, pasi duket se kriza po vazhdon.

Është Geti ai që këtë periudhë po tregohet mjaft aktiv në Instagram, ndërsa po publikon fotografi të ndryshme. Mirëpo në anën tjetër, Marina po bën të kundërtën, madje ajo nuk ka bërë “like” fare fotot e bashkëshortit të tij!?

Se çfarë po zihet mes tyre, mbetet të shihet në vazhdim!

Ndryshe, Marina dhe Geti kurorëzuan lidhjen e tyre me martesë në shtator të vitit 2017./GazetaBlic

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme