Vdes ish-ministri saudit që e kishte rrëzuar në gjunjë Perëndimin

Sheikh Zaki Yamani, mishërim i fuqisë së karburanteve arabe dhe simboli i embargos së naftës më 1973 që e kishte sjellë në gjunjë Perëndimin, ka vdekur në moshën 91-vjeçare.

I njohur për sjelljen e tij elegante, puna e tij 24-vjeçare në udhëheqjen e punëve rreth karburantit të prodhuesit më të madh në botë të naftës e bëri atë figurë botërore gjatë periudhës së “shokut të naftës” në vitet e shtatëdhjeta.

Lajmin për vdekjen e ministrin e raportoi televizioni shtetëror saudit, pa e përmendur shkakun e vdekjes. Sidoqoftë, në njoftim thuhet se ish-ministri do të varroset në qytetin e shenjtë të Mekës, shkruan Al Jazeera.

Yamani e kishte ndihmuar vendin e tij që ta udhëhiqte praninë mbizotëruese në Organizatën e Shteteve Eksportuese të Naftës që nga themelimi i saj.

Yamani ishte përfaqësuesi i parë i Arabisë Saudite në bordin e guverantorëve të OPEC-ut në vitin 1961. Nga ky pozicion, ai u bë i njohur për stilin e qetë të negocimit, të cilin më pas u munduan ta imitojnë ministrat sauditë.

Kur Izraeli ishte sulmuar befasisht nga Egjipti, Siria dhe aleatët e tyre më 1973, presidenti i ShBA-së në atë kohë, Richard Nixon, kishte dalë në përkrahje të Izraelit. OPEC-u ia pakësoi furnizimin me naftë ShBA-së për 5 për qind në muaj.

Kur Nixon-i e vazhdoi përkrahjen ndaj Izraelit, vendimi i OPEC-ut u bë ajo që do të njihej si “arma e naftës” – embargo totale ndaj Shteteve të Bashkuara dhe disa vendeve tjera.

Çmimi i naftës në Shtetet e Bashkuara u rrit për 40 për qind, duke shkaktuar mungesë të karburanteve dhe radhë të gjata të pritjes në pompa. Çmimi i naftës në nivel botëror ishte katërfishuar, duke çuar në pasurimin e vendeve arabe që vërehet edhe sot.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme