Vendimi tashmë është marrë: Suarez falas në Serie A

Suarez falas në Serie A: Vendimi tashmë është marrë.

Sot zyrtarisht u hap edhe merkatoja në Itali dhe njëri prej emrave më të rëndësishëm që ka mbetur pa kontratë është ai i Luis Suarez.

Uruguajani nuk ka arritur marrëveshje me Atletico Madrid për të rinovuar kontratën ndërkohë që një skuadër në Itali është shumë e interesuar për të siguruar shërbimet e tij.

Në një sondazh të realizuar me fansat e Interit, ‘El Pistolero’ ishte emri më i preferuar për tu transferuar nga zikaltrit.

34% e fansave votuan për të ndërkohë që vendin e dytë e mori Dries Mertens me 33%, në vend të tretë u rendit Edinson Cavani me 20% ndërkohë i katërti ishte Andrea Belotti me 13%.

Tifozët tashmë e kanë thënë fjalën e tyre dhe gjithçka tashmë varet nga drejtuesit e skuadrës Neroazzure.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme