‘Victory’/ Kjo është origjina e përshëndetjes me dy gishta…

Shenja me dy gishta në formë V-je ka disa kuptime. Shumë njerëz kujtojnë Presidentin amerikan Richard Nixon, i cili e përdorte shpesh këtë gjest, si dhe Winston Churchill-in, i cili e përdorte atë si shenjë për fitoren (në anglisht, Victory).

Churchill e ndryshoi drejtimin e V-së, duke e treguar pëllëmbën e kthyer së jashtmi, për të shmangur konotacionet e turpshme që simboli kishte në Britaninë e Madhe, nëse performohej me pëllëmbë të drejtuar së brendshmi.

Në vitin 1960, V-ja u bë simboli i paqes.

Sot përdoret më së shumti si shenjë paqeje, shenjë e përshëndetjes së njerëzve të njohur etj.

Shenja V u përdor për herë të parë, nga sa dimë, nga një harkëtar britanik, pas fitores së Betejës së Agincourt-it në vitin 1415.

Një harkëtar francez e kishte kërcënuar se do t’i priste dy gishtat, të cilat mbanin harkun, shkruan “bota.al”. Pas betejës, harkëtarët britanikë tregonin dy gishtat, për të thënë se ishin të padëmtuar.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme