VIDEO/ Drita trondit Fejnordin, ‘Dardanët’ përmbysin rezultatin brenda në Hollandë

Drita po bën mrekullinë përballë hollandezëve të Fejnord. Skuadra kosovare ka arritur të përmbys rezultatin 2-1 ndaj Fejnord, në ndeshjen e kthimit në Konferenc Ligë.

Fillimisht ishin hollandezët që kaluan në avantazh në minutën e 7-të, me anë të Guus Til.

 Mirëpo “Dardanët” nuk u dorëzuan dhe shumë shpejt arritën të përmbysin rezultatin, falë golave të Marko Simonovski në minutën e 12 dhe Astrit Fazliut në minutën e 16-të.

Nëse rezultati nuk ndryshon, Drita kualifikohet në turin tjetër pasi ndeshja e parë ka përfunduar 0-0.