Video/ Me flamur shqiptar mbi supe, Dua Lipa kërcen vallen e Rugovës

Mbrëmë ishte nata e dytë e festivalit ‘Sunny Hill Festival’ që po mbahet në Parkun e Gërmisë, në Kosovë. Por mbi të gjitha, vemendjen e ka marrë kërcimi i valles se Rugovës nga Dua Lipa. Më parë, rrjetin e pat pushtuar Rita Ora, me të njejtën valle, por kjo e Duas, duket më e arrirë. Për këtë arsye, ka gjithë ditën sot qe kjo performancë komentohet kudo nga shqiptarët. Një nga shumë artistë që i pranishëm mbrëmë ishte edhe reperi shqiptar që jeton në Amerikë, Gashi. Gjatë performancës, ai ju afrua vendit ku qëndronte Dua Lipa. Gashi i kërkoi ‘Dj’ që të vendoste këngën e ‘Rugovës’ dhe nën ritmet e saj kërceu me Dua Lipën.

Teksa po kërcente, Dua mbante flamurin kombëtar shqiptar, ndërsa Gashi kishte shqiponjën në shpinë.


më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme