VIDEO/ Rei Manaj nuk ndalet, shënon sërish me ekipin e parë të Barcelonës

Barcelona po luan një miqësore tjetër pasditen e sotme kundër rivalëve të Gironës dhe Rei Manaj e ka nisur si titullar sfidën.

Tripleta kundër Gimnastik pak ditë më parë si duket e ka bindur trajnerin Koeman t’i japë një shans tjetër sulmuesit të Kombëtares.

 Dhe 24-vjeçari ia ka shpërblyer besimin teknikut holandez, duke realizuar përsëri.
Manaj e ka kërkuar që në fillim golin dhe e ka gjetur në minutën e 24-t të sfidës.

Pas një aksioni nga e majta, ai e kërkoi topin në qendër dhe i vetëm para portierit ia kaloi sferën mes këmbëve këtij të fundit për të çuar shifrat në 2-0 për ekipin e tij mes duartrokitjeve të tifozëve të pranishëm.