Villas-Boas emërohet trajner i ekipit kinez

E premte, 04 Nentor 2016 – Sakte.net   /

Ish-menaxheri i Chelseat dhe Tottenhamit, Andre Villas-Boas është emërkuar trajner i ekipit kinez Shanghai SIPG.

Trajneri portugez zëvendëson Sven-Goran Erikssonin pasi suedezi ishte shkarkuar shkaku i formës së dobët.

Villas-Boas ishte i papunë që prej largimit nga Zeniti.