Vinicius ka të ardhme te Reali

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane ka insistuar se braziliani Vinicius Junior është e ardhmja e klubit madrilen përkundër se këtë edicion nuk i ka dhënë minutazhë të madhe.

Në një intervistë të premten për mediumet spanjolle, Zidane ka thënë se Viniciusit i nevojitet edhe pak kohë për t’u adaptuar sa më mirë në ekip. Braziliani 19-vjeçar, edicionin e shkuar pati shkëlqyer te Reali, me katër gola në 19 paraqitje në të gjitha garat.

“Kam 23 lojtarë në ekip dhe të gjithë i marrë parasysh. Viniciusi është i ri dhe padyshim se mbetet e ardhmja e klubit tonë, por i duhet edhe pak kohë”, ka thënë Zidane. Vinicius këtë edicion ka tri ndeshje në La Liga kurse me Realin ka kontratë deri në vitin 2025.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme