Virusi i Facebook “vret” përdoruesit

E shtune, 12 Nentor 2016  –  Sakte.net  /

Një virus i pazakontë në Facebook ka etiketuar brenda një kohe të shkurtër shumë njerëz si të vdekur.

Gabimi këtë të premte në rrjetin social bëri që në profilet e përdoruesve të shfaqej një tabelë përkujtimore për ata të cilët ishin ende gjallë.

“Ky ishte një gabim i tmerrshëm që tanimë ne e rregulluam,” tha një zëdhënës i Facebook. “Ju kërkojmë shumë falje që ndodhi kjo gjë.”

Mesazhi, i cili kishte si qëllim t’i adresohej profileve të atyre që nuk jetojnë më, gabimisht u shfaq në llogaritë e shumë përdoruesve – përfshirë këtu dhe vetë themeluesin e Facebook, Mark Zuckerberg.

“Shpresojmë që njerëzit të cilët e duan Mark të gjendjnë ngushëllim në gjërat që të tjerët shpërndajnë për të kujtuar dhe festuar jetën e tij,” shkruhej në banerin e faqes së tij.

_92409825_notdead2