Vivien shfaqet duke drejtuar veturën, ky është veprimi i Getinjos!

Reperi i njohur, Getinjo muaj më parë u bë pjesë e Big Brother VIP Kosova.

Ai për disa javë u kthye në një prej banorëve më të komentuar brenda shtëpisë së famshme.

Përveç që u pëlqye me debatet dhe situatat, reperi në BBVK krijoj edhe një lidhje dashurie me banoren nga Shqipëria, Vivien Thano, përcjell ORAinfo.

Dyshja për disa javë shijuan romanca brenda mureve të shtëpisë megjithatë, Getinjo në një moment vendosi të ndërpresë rrugëtimin.

Ai me vetëdëshirë vendosi të largohet duke thënë se qëllimi i tij nuk ishte fitorja e madhe, por që njerëzit të kuptonin personi që ai ishte.

Kurse Vivien vazhdoj eksperencën e saj edhe për disa javë për t’u eliminuar më pas nga votat e publikit.

Pas kësaj, dyshja tashmë po e shijojnë marrëdhënien e tyre edhe jashtë dhe momentet e shumta së bashku i ndajnë edhe me fansat në rrjete sociale.

Në postimin e fundit të Getinjos, shfaqet e dashura e tij, Vivien duke drejtuar veturën, ndërsa reperi e fotografonë atë.

Kaq e koncentruar qenka Vivien kur po e drejtojka veturën. /ORAinfo/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme