Vjollca Hoxha fiton gjyqin për pronësinë e Top-Channel

Vjollca Hoxha dhe fëmijët e saj janë tashmë edhe ligjërisht pronarë të televizionit Top Channel. Vendimi është marrë nga Gjykata e Apelit, duke i dhënë fund kushtu një procesi gjyqësor që vijon prej më shumë se 1 vit.

Mësohet se  pas 6 seancash, Apeli ka vendosur të pranojë padinë e trashëgimtarëve të të ndjerit Dritan Hoxha duke i njohur atyre pronësinë mbi aksionet e televizionit.

Padia e Vjollca Hoxhës ishte kundrejt Albert Sino dhe Aurel Baci ish-shokët e Dritan Hoxhës dhe ish staf i Top-Channel. Ata kanë pasur në pronësi 60 % të aksioneve të Top-Channel ndërsa me këtë vendim të gjykatës së apelit këto aksione kalojnë në favor të familjarëve të Dritan Hoxhës.

Por ndërkohë, ky vendim i gjykatës pritet të ankimohet në Gjykatën e Lartë nga ana e Sinos dhe Baçit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme