Volkswagen Amarok me seri të re

Volkswageni në tregun britanik tani ofron edhe një seri speciale të Pick-upit Amarok.

Kjo seri speciale mban emrin “Volkswagen Amarok Black Edition” dhe është në dispozicion me motorët dizelë me kapacitet prej 204 dhe 258 kuajfuqi, ku të dy versionet janë në kombinim me marshin automatik me 8 shpejtësi.

Si bazë për krijimin e serisë së re ka shërbyer modeli Amarok Highline, transmeton Koha.net. Amarok Black Edition, ndër të tjera, vjen me rrotat e reja “Talca” 20-inçësh nga alumini me ngjyrë të zezë, disa pjesë me ngjyrë të zezë në eksterier (mbrojtësi i pasmë, pragjet, etj.), aktivizimi automatik i fshesave të xhamit të përparmë si dhe me sistemin e navigacionit “Discover Media Navigation”.

Versioni me 258 kuajfuqi vjen edhe me interier me lëkurë “Nappa”, ulëset e përparme “Ergo Comfort”, si dhe me timonin po ashtu prej lëkure.

Sa i përket çmimit, Volkswagen Amarok Black Edition në tregun britanik kushton prej 34,835 deri në 40,995 funte (pa tatim).

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme