Vrasja e Hakim Xhezoz dhe Shpati Lenës ishte planifikuar 2 muaj më parë, ku u vodh mjeti i autorëve

Të tjera detaje kanë dalë në dritë nga atentati i djeshëm që tronditi Vlorën me dy të vrarë, 34-vjeçari Hakim Xhezo dhe 37-vjeçari Shpati Lena.

Gazetarja e Top Channel Dorjana Bezat mëson se vrasja dyshohet se ishte planifikuar rreth dy muaj më parë. Mjeti “MBW” që u shkrumbua dje pak minuta pas atentatit në Frakull të Fierit, rezulton i vjedhur më 30 qershor të këtij viti në Shijak të Durrësit.

Në vendin e ngjarjes, policia gjeti rreth 20 gëzhoja kallashnikovi.

Tre armët automatike të cilat u gjendën brenda mjetit të shkrumbuar në Fier me të cilat u vranë dy personat tashmë janë dërguar në laborator.

Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e djeshëm rreth orës 09:50 në dalje të fshati Panaja. Nga një makinë “BMW” pa targa, u qëllua nga së paku 3 persona drejt mjetit ‘Benz’ në të cilin po udhëtonin 34-vjeçari Hakim Xhezo dhe 37-vjeçari Shpati Lena, i cili mbante dhe identitetin Geno Lena.

Pas ngjarjes autorët ende të pa identifikuar u larguan në aksin Levan Tepelenë dhe në afërsi të fshatit Çerven dogjën mjetin “BMW” në brendësi të të cilit braktisën 3 kallashnikovë.

Hakmarrja dyshohet se fshihet pas kësaj ngjarje të rëndë pasi viktimat rezultojnë të implikuara në vrasjen e biznesmenit Arben Beqiraj gushtin e vitit 2019.

Top Channel

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme