Vrasja që tronditi Hollivudin/ Arma e Baldwin kishte plumba të vërtetë

Aktori i njohur, Alec Baldwin reagoi të premten pasi aksidentalisht qëlloi dhe vrau një kineaste femër në setin e xhirimit të filmit të ri.

Ai tha se ka mbetur zemërthyer pas kësaj ngjarje të rëndë dhe se po bashkëpunon plotësisht me policinë. Aktori vrau Halyna Hutchins, 42 vjeç, e martuar dhe nënë e dy fëmijëve.

Sipas Daily Mail, aktori 68-vjeçar ka qëlluar nga një armë me plumba manovër. Por në akt në armë ishte futur një fishek i vërtetë. Nuk dihet se si ka ndodhur kjo gjë, por armën e ka mbushur dikush tjetër, jo aktori.

Pasi qëlloi, aktori mbeti i shokuar dhe nisi të thoshte: Pse më dhatë një armë të nxehtë.

 

Dëshmitarët thonë se Baldwin ka qëlluar vetëm një herë. Ai u shoqërua për në rajonin e policisë, por u lirua prej andej pasi dha dëshminë. Policia tha se ai nuk është arrestuar, por hetimet po vazhdojnë.

Baldwin u fotografua duke qarë, teksa fliste në telefon me dikë pasi doli nga rajoni policor.

Policia bëri të ditur se nga arma kanë dalë ‘predha’, por pa bërë specifikime të mëtejshme. Mediat e specializuara thonë se ka raste kur armët me plumba manovër kanë shkaktuar viktima.

Një rast i tillë është regjistruar në vitin 1993, kur djali i aktorit Bruce Lee, u vra gjatë xhirimeve të filmit ‘Korbi’. Brendon Lee ishte 28-vjeç, kur u vra nga një armë që duhej të kishte plumba manovër. Por një pjesë e plumbit manovër kishte ngecur në tytë- më pas ajo u qëllua duke u kthyer në plumb fatal për jetën e aktorit të ri.

Familja e Brendon Lee ka shprehur ngushëllimet për ngjarjen e fundit, duke theksuar se është e patolerueshme që njerëzit të vriten në setin e xhirimit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme