Wenger: Sanchez ka potencial për të rivalizuar Messin e Ronaldon

Arsen Wenger, menahxeri i Arsenalit, e ka krahasuar Alexis Sanchezin me dy yjet e futbollit botëror: Lionel Messin dhe Cristiano Ronaldon

Sulmuesi i Arsenalit, Alexis Sanchez ka potencial për të rivalizuar Lionel Messin dhe Cristiano Ronaldon. Kështu mendon menaxheri i ekipit londinez, Arsen Wenger.

Strategu francez këto komente i ka bërë një ditë pasi kiliani kishte deklaruar se është në të njëjtin nivel me yllin Barcelonë dhe Real Madridit.

“Ronaldo dhe Messi e kanë mbajtur vazhdimësinë për vite të tera, prandaj vazhdimësia e përformancës të tyre flet për ta si lojtarë”, ka deklaruar Wenger në konferencë për media para ndeshës me Southampton.

“Shpresoj që Alexis mund ta bëjë të njëjtën gjë. Ai është ambicioz, është një djalosh që dëshiron të fitojë çdo ndeshje, prandaj është mirë të kesh atë lloj ambicie për të qenë më i mirë. Ai e ka potencialin dhe shkathtësinë, thjesht i takon atij që ta tregojë këtë gjë”, ka shtuar ai.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme