Xavi: Coutinho do ta përforconte Barçën
4 vjet më parëXavi ka deklaruar se Philippe Coutinho do të ishte përforcim i duhur për Barcelonën, duke shtuar se ylli i Liverpoolit do të shkëlqente në Camp Nou.
Braziliani është duke shkëlqyer me Liverpoolin në sezonet e fundit dhe kjo ka joshur interesimin e kampionit spanjoll që synon transferimin e tij.
“Coutinho është lojtar që gjithnjë e kam menduar si të veçantë – por me Kloppin ai ka arritur një tjetër nivel. Në një formë që asnjë mesfushor nuk e ka në Europë”, ka thënë Xavi.
“Nuk ka shumë lojtar që do ta përmirësonin Barcelonën, por nëse më pyesni mua nëse ai është i duhuri, unë mendoj se po. Teknikisht është i mirë. Ai i përshtatet filozofisë së Barcelonës”.