Sakte.net / e Mërkurë 21 Shtator / 09:18
Arsene Wenger, trajneri i Arsenalit, nuk e kishte ditur se Granit Xhaka mund të shënoj gola të bukur nga distanca
Granit Xhaka, në dy ndeshjet e fundit të Arsenalit, ka realizuar dy super gola nga distanca. Ylli i Zvicrës fillimisht i shënoi Hull Cityt në Premierligë, derisa mbrëmë bombardoi edhe portën e Nottingham Forest në EFL Cup.
Por, trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger nuk e kishte ditur se mesfushori prishtinas mund të shënoj gola të bukur nga distanca, shkruan Express.
“Sinqerisht, jo”, ka deklaruar Wenger pasi është pyetur nëse ishte në dijeni që Granit mund të shënoj gola të bukur nga distanca.
“Unë e dija se ai kishte një e goditje shumë të mirë, por ai luajti shumë i tërhequr vitin e kaluar dhe nuk e kam parë duke shkuar përpara”, ka deklaruar Wenger.
“Por, unë shpresoj se kjo do t’i japë atij shije për më shumë. Është diçka e madhe për të që të marrë besimin dhe e di se ai mund të shënojë gola”, ka theksuar francezi, përcjell Express.

VIDEO
https://www.youtube.com/watch?v=KwvlX7Bn5F8