Xhaka e Shaqiri argëtohen me ish-lojtarin e Kombëtares në diskotekat e Londrës (Foto)

Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri kanë kaluar natën e së martës në një diskotekë në Londër së bashku me ish-mbrojtësin e Kombëtares shqiptare, Blerim Rrustemin, shkruan Express.

Xhaka dhe Shaqiri në ndeshjet e fundit nuk kanë luajtur me skuadrat e tyre Arsenalin, përkatësisht Stoke Cityn. I pari ka qenë i pezulluar për shkak të kartonit të kuq, derisa i dyti ka qenë i lënduar.

Kështu, dy reprezentuesit e Zvicrës kanë gjetur kohë që të argëtohen në klubet e natës në Londër së bashku me ish-mbrojtësin e AC Horsensit dhe Rot-Weiss Erfurtit. /Express/