Xhakës po i peshon shumë shiriti i kapitenit

Kritikat për Granit Xhakën nuk kanë të ndalur. Tash që është emëruar kapiten, ato rëndojnë më shumë.

Pas tifozëve të ekipit nga Londra që pas gati çdo ndeshjeje po e kritikojnë Xhakën në rrjetet sociale se nuk e meriton shiritin e kapitenit, së fundi mesfushori është kritikuar edhe nga një ish-futbollist, transmeton Koha Ditore.

Është francezi Patrice Evra që ka kritikuar jo vetëm Xhakën, por tërë ekipin e Arsenalit pas humbjes befasuese në xhiron e fundit kampionale.

Arsenali të hënën mbrëma pësoi në udhëtim nga Sheffield Unitedi me rezultatin 1:0. Evra pas humbjes ka thënë se Xhaka nuk e ka mentalitetin e duhur për të bartur shiritin e kapitenit, derisa Arsenalin e ka quajtur “skuadër e foshnjave”.

“Para dhjetë vjetësh i kam quajtur ‘foshnjat e mia’ dhe ende janë të tilla. Ata duken bukur, por nuk duken si ekip fitues”, tha Evra në cilësinë e analistit për mediumet angleze.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i Xhakës, i cili javë më parë është prezantuar si kapiten i Arsenalit për këtë edicion. Xhaka ka thënë se kritikat si ndaj tij ashtu edhe ndaj Arsenalit duhet të ndalen….(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme