Xiaomi Mi 5X arrin më 26 korrik

Kompania ka publikuar edhe “teaser” e telefonit në ueb faqen e saj

Xiaomi ka nisur të dërgojë ftesat për ngjarjen që do të mbahet më 26 korrik, në të cilën do të prezantojë telefonin e tij më të ri – Mi 5X.

Kompania ka publikuar edhe “teaser” e telefonit në ueb faqen e saj, në të cilin aktori Kris Wu mban pajisjen.

Xiaomi Mi 5X do të ketë dizajn të ngjashëm me modelin iPhone 7 Plus. Aty do të jenë dy kamera në anën e pasme, së bashku me sensorin për gishtërinj. Përveç kësaj, aty janë edhe shtëpiza nga metali dhe LED blici i dyfishtë. Telefoni do të ketë procesor Snapdragon 625, 4GB RAM dhe ekran 5.5 inçi me rezolucion Full HD 1080p.

Kur është në pyetje softueri, telefoni do të përdorë versionin e ardhshëm MIUI ROM. Xiaomi Mi 5X do të ketë Android 7.0 Nougat  të bazuar në MIUI 9, i cili do të prezantohet në të njëjtën ngjarje.

Pritet që çmimi i telefonit Xiaomi Mi 5X të jetë rreth 290 dollarë, ndërsa do të jetë i pranishëm në ngjyrat e artë, e zezë dhe rozë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme