Sulmuesi spanjoll është parë kur ka arritur në Londër, për të kompletuar transferin e tij prej 70 milionë funtave.
Morata dha edhe një deklaratë të shkurtë, ku tha se është “shumë i lumtur”, transmeton Periskopi.
Kur u pyet se pse po i bashkohet Chelseat, ai tha: “Sepse është klubi më i mirë. Antonio Conte është një prej menaxherëve më të mirë në botë dhe jam shumë i lumtur që do të punoj me Antonion”.
Morata më herët përshëndeti trajnerin Zidane dhe bashkëlojtarët e tij te Real Madridi. /Periskopi