Zbulohet: Berisha më i miri në Itali, lë prapa edhe Buffonin

Etrit Berisha po del të jetë portieri më i mirë aktualisht në Itali, madje më superiore sesa legjenda e Juventusit, Gianluigi Buffon. Statistikat e fundit kanë treguar se portieri kosovar i Kombëtares së Shqipërisë ka një mesatare prek 0.7 golave të pësuar për ndeshje, raporton “Zëri.info”

Kjo është statistika më e mirë aktualisht në Serie A. Gianluigi Buffon është i dytë në listë, pas Berishës, me një mesatare prej 0.8 gola të pësuar për ndeshje.

Kurse, pas portierit të Atalantës dhe Juventusit, me një mesatare prej 1 goli të pësuar në ndeshje, vijnë portierët e Romës dhe Interit, Wojciech Szczesnyn dhe Samir Handanovic.

Kurse, peshën e portierëve më të mirë aktualisht e kompleton gardiani i Napolit, Pepe Reina. Vlen të theksohet se vlera reale e portierit prishtinas në tregun ndërkombëtar të futbollistëve sillet afro katër milionë euro, sipas ueb faqes së specializuar të futbollistëve, “Transfermarkt”. Berisha ka shkuar në Atalanta prej Lazios. /Zëri/

Image