Zbulohet skuadra e re e Dybalas

Mësohet skuadra e re e Dybalas, nuk do jetë Interi.

Paulo Dybala po përflitet shumë që do të largohet nga skuadra e Juventusit në fund të këtij sezoni dhe deri më tani interesim për të ka shfaqur vetëm Inter.

Por një gjë e tillë ka ndryshuar ditëve të fundit pasi një gjigant europian ka hyrë në garë për kartonin e argjentinasit.

Ardhja e Dusan Vlahovic tek Zonja e Vjetër për një shifër prej 75 milionë eurosh ka bërë që financat e klubit të rëndohen dhe kërkesat e Dybalas për një rritje page vështirë se do të plotësohen.

Një situatë të tillë po e përcjellë me shumë vëmendje skuadra e Liverpoolit dhe sipas raportimeve të SportItalia, gjiganti anglez po përgatitet për transferimin e tij falas në korrik.

Destinacioni i Liverpool mund të jetë tërheqës për Dybalan pasi ai më herët kishte refuzuar ofertën e Tottenham Hotspurs.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme