Zbulohet super paga e Bernard Berishës tek “Terek Grozny”

Shtohet kolonia e shqiptarëve te skuadra ruse e Terek Grozny. I fundit që i është bashkuar këtij ekipi është Bernard Berisha.

Për kartonin e mesfushorit shqiptar, ekipi çeçen ka paguar plot 2.5 mln euro te skuadra e Anzhit. Berisha do të përfitojë rreth 80 mijë euro në muaj, ose afro 1 mln euro në një sezon.
Një shifër mjaft e madhe kjo për një lojtar që është zbuluar në Superligën shqiptare. BernardBerisha me këtë lëvizje ka nënshkruar kontratën e jetës te skuadra e Terekut.