Zemërim në OKB: Rusia e përdor veton kundër rezolutës për Sirinë

Rusia e ka përdorur veton kundër një draft rezolute mbrëmë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, e cila për qëllim kishte dënimin e sulmit të dyshuar kimik të javës së kaluar në Siri, si dhe t’i kërkonte Damaskut që të bashkëpunonte me hetuesit.

Rezoluta u prezantua nga SHBA-ja, Britania e Madhe dhe Franca, të cilat reaguan me zemërim ndaj vendimit të Rusisë për ta përdorur veton, transmeton Express.

Kjo ishte hera e tetë që Rusia e mbron aleatin e vet, Sirinë, në OKB.

Sulmi i dyshuar kimik në qytetin e kontrolluar nga rebelët, Khan Sheikhun, më 4 prill vrau më shumë se 80 njerëz.

Aleatët perëndimorë e kanë fajësuar qeverinë siriane të Bashar al-Assad, ndërsa presidenti amerikan, Donald Trump, urdhëroi sulme me raketa ndaj bazës ajrore siriane si kundërpërgjigje.

Po ashtu, rezoluta e propozuar do ta mbështeste nisjen e një hetimi në teren të Organizatës për Ndalimin e Armëve Kimike.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme