Zinedine Zidane, nuk është i interesuar të bëhet trajneri i ri i Paris Saint-Germain zbulon Telefoot.
Kampionët e Ligue 1 janë të vendosur të ndahen me trajnerin aktual Mauricio Pochettino pas një sezoni të trazuar 2021-22, përcjell ORAinfo.
Zidane mendohet të jetë në krye të listës së zëvendësuesve të mundshëm të PSG-së, por ish-trajneri i Real Madrid tashmë i ka thënë jo kësaj mundësie./ORAinfo/